Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, teksa konflikti midis Izraelit dhe Iranit gjithmonë e më shumë po merr trajtat e një lufte të plotë.Mediat britanike që përcjellin lajmin kujtojnë sesi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më herët se Irani do të përballet me “fuqinë e plotë” të ushtrisë amerikane nëse sulmon SHBA-në gjatë konfliktit me Izraelin, pavarësisht raporteve se ishte pikërisht shefi i Shtëpisë së Bardhë ai që i vuri veton planeve të shtetit hebre për të vrarë liderin Suprem të Iranit.
“Nulmohemi në çfarëdolloj mënyre nga Irani, fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, ishte kërcënimi i Trumpit. Ndërkohë, një general Iranian pretendon se Pakistani ka kërcënuar të godasë shtetin hebre me armë atomike nëse kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit.