Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht me temperatura rekord po përhapet në të gjithë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Shërbimit Kombëtar i Meteorologjik, rajonet juglindore dhe ato në qendër të vendit po përballen gjithashtu me një valë nxehtësi e lagështire që pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së shtunë.
Ndërkohë sipas parashikimeve temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijnë deri në 53.8 gradë Celsius gjatë ditës së dielë dhe më pas rreth 54.44 gradë Celcius deri të mërkurën.