Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një paketë ndihme me vlerë 26.4 miliardë dollarë për Izraelin.
Ndihma përfshin ndihmën ushtarake, duke përfshirë rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe financimin për masat humanitare.
Ky ishte votimi final i madh i sotëm.
“Faleminderit Amerikë”, Netanyahu falënderon ShBA-në pas miratimit të projektligjit të ndihmës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Kongresin Amerikan për miratimin e projektligjit të ndihmës për Izraelin.
“Faleminderit miq, faleminderit Amerikë”, tha ai në llogarinë e tij në X.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së shtyu me shpejtësi një seri votash sot në një seancë të rrallë të së shtunës për të miratuar 95 miliardë dollarë ndihmë të huaj për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së.