4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSHBA me 10.3 milionë dollarë ndihmë për Maqedoninë, mbështetje për zhvillimin e...

SHBA me 10.3 milionë dollarë ndihmë për Maqedoninë, mbështetje për zhvillimin e një shoqëri demokratike dhe një ekonomi konkurruese

Maqedonia do të marrë 10,3 milionë dollarë shtesë si mbështetje nga SHBA për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe një ekonomi konkurruese. Marrëveshja është nënshkruar sot nga ministri i Financave, drejtor i USAID-it në Maqedoni, në prani të ambasadorëve të SHBA-së në vend. Ministria e Financave thotë se mbështetja që vendi merr nga SHBA-të në këtë periudhë krize që nga konflikti ruso-ukrainas ka një rëndësi të madhe.

  • Sot po nënshkruajmë amendamentin e Marrëveshjes për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 10.3 milionë dollarë. Kjo është pjesë e mbështetjes prej 56.6 milionë dollarësh në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Prioriteti i kësaj marrëveshjeje për 5 vitet e ardhshme është mbështetja e ekonomisë. Prioriteti i dytë është mbështetja e të rinjve në ekonominë vendase dhe prioriteti i tretë është lufta kundër korrupsionit. Me këtë po e forcojmë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Besimi.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, tha se që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, USAID-i ka përkrahur qëllimin që Maqedonia të bëhet vend demokratik.

  • Ky grant patjetër do të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të Maqedonisë në formësimin e së ardhmes së gjithë Ballkanit Perëndimor. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, USAID-i ka mbështetur qëllimin tuaj për t’u bërë një vend demokratik i bazuar në sundimin e ligjit dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, tha Kate Mary Burns.Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni ndër të tjera theksoi se të dyja palët janë të përkushtuara që të punojnë së bashku dhe të zbatojnë iniciativa në interes të Maqedonisë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments