Departamenti i Shtetit autorizoi largimin vullnetar, të përkohshëm të anëtarëve të familjes së personelit të qeverisë amerikane dhe disa personelit jourgjent nga Ambasada e SHBA në Bejrut për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Liban.
SHBA-Departamenti amerikan i Shtetit ngriti ka alarmuar qytetarët e tij që të mosh udhëtojnënë Liban teksa përmendi situatën e sigurisë në lidhje me shkëmbimet e raketave dhe artilerisë midis Izraelit dhe Hezbollahut, shkruan Reuters.
Departamenti i Shtetit autorizoi largimin vullnetar, të përkohshëm të anëtarëve të familjes së personelit të qeverisë amerikane dhe disa personelit jourgjent nga Ambasada e SHBA në Bejrut për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Liban.
Sulmi me raketa në spitalin në Gaza
Të paktën 200 njerëz u vranë të martën në një sulm në një kompleks spitalor në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit palestinez të drejtuar nga Hamasi, e cila fajësoi Izraelin. Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se sulmi ishte një raketë e gabuar nga grupi militant Xhihadi Islamik me bazë në Gaza, një aleat i Hamasit.