14.1 C
Tetovo
E premte, 21 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA ka një plan sekret për luftë me Kinën dhe Musk është...

SHBA ka një plan sekret për luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni? Trump: Kjo as nuk do të përmendet në takimin e Pentagon-it

Shefi i Pentagonit Pete Hegseth njoftoi se takimi do të ishte për inovacionin, efikasitetin dhe prodhimin. Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar një raportim të New York Times se miliarderi Elon Musk, do të informonte Pentagonin të premten për planin e ushtrisë amerikane për çdo luftë që mund të shpërthejë me Kinën.

“Kina as nuk do të përmendet apo diskutohet”, tha Trump në një postim në Truth Social lidhje me takimin e Pentagonit.Shefi i Pentagonit Pete Hegseth njoftoi se takimi do të ishte për inovacionin, efikasitetin dhe prodhimin. Mësohet se një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, sipas Reuters, tha se në takim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe do të ishte një pasqyrë e një numri temash të ndryshme, duke përfshirë Kinën.

Sipas raportit të New York Times, informimi do të përfshinte 20 deri në 30 sllajde që parashtronin mënyrën se si SHBA do të luftonte në një konflikt me Kinën. Gazeta citoi dy zyrtarë amerikanë që nuk i identifikoi. Dhe qasja në planin ushtarak të ruajtur nga afër do të shënonte një shtrirje të rolit të Musk si këshilltar i Trumpit, i cili ka udhëhequr përpjekjet për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë së SHBA-së.

Kjo do të nxiste gjithashtu pyetje në lidhje me konfliktet e interesit për Musk, i cili si kreu i Tesla dhe SpaceX ka interesa biznesi në Kinë. Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se Musk do të tërhiqet nëse lind ndonjë konflikt interesi midis marrëdhënieve të tij të biznesit dhe rolit të tij në shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments