12.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeSHBA ka ndarë me Presidenten Vjosa Osmani vlerësimet e rrezikut për ushtarët...

SHBA ka ndarë me Presidenten Vjosa Osmani vlerësimet e rrezikut për ushtarët amerikanë

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten Vjosa Osmani, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, këshilltari për media i presidents, Bekim Kupina.

“Sa i përket pyetjes suaj se a ka marrë Presidenca e Kosovës ndonjë paralajmërim zyrtar nga NATO-ja ose pjesa tjetër e faktorit ndërkombëtar, konfirmojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, të cilët çdoherë kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe jetës së qytetarëve tanë.”, ka deklaruar Kupina.

Kupina ka deklaruar se ShBA nuk i ka shprehur në asnjë prej takimeve Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës së Ibrit, duke shtuar se thjeshtë kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm për ta bërë këtë.

“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, tha Kupina për Reporteri.net.

Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar mbrëmë see ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi këtë çështje, pas takimit që pati mbrëmë me Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.

Kurti tha se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR diskutuam dje edhe për hapjen e Urës Mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, dhe rezultatet të cilat i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të durua për vendin, shoqërinë, qytetarëz dhe komunitetin. Ne do të vazhdojmë konsultime dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal, dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments