Shtëpia e Bardhë e ka dënuar përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve, pasi sulmet ajrore ruse goditën një spital të fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës.
“Është e tmerrshme të shohësh këtë lloj të përdorimit barbar të forcës ushtarake kundër civilëve të pafajshëm në një shtet sovran”, tha Sekretarja për Media, Jen Psaki.
Në sulmin ajror në Mariupol janë plagosur të paktën 17 persona, tha një zyrtar ukrainas.
Ky sulm ndodhi teksa hapja e korridoreve humanitare mundësuan që civilët të evakuohen nga qytetet e rrethuara