24.6 C
Tetovo
E premte, 8 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA “i vihet keq nga pas” Maduros, 50 mln dollarë shpërblim për...

SHBA “i vihet keq nga pas” Maduros, 50 mln dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacion që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e çuar në 50 milionë dollarë.Autoritetet amerikane e akuzojnë Maduron si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe për lidhje me grupe të njohura kriminale.

Sipas Prokurores së Përgjithshme amerikane, Pam Bondi, Maduro është i përfshirë drejtpërdrejt në operacione ndërkombëtare të trafikut të drogës, në bashkëpunim me organizata si Tren de Aragua, Karteli Sinaloa dhe grupi rebel kolumbian FARC. DEA ka sekuestruar 30 ton kokainë të lidhur me rrjetin e tij, përfshirë 7 ton që mendohet se lidhen personalisht me Maduron.Reagimi nga qeveria venezueliane ka qenë i ashpër. Ministri i Jashtëm Yvan Gil e quajti shpërblimin një akt “patetik” dhe “propagandë politike” nga SHBA, duke akuzuar Washingtonin për ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të vendit. Ai sugjeroi se ky veprim synon të shpërqendrojë opinionin nga çështje të brendshme në SHBA, si skandalet e lidhura me Jeffrey Epstein.

Në qershor, ish-shefi i inteligjencës ushtarake venezueliane, Hugo Carvajal, u dënua për trafik droge në SHBA. I njohur si “El Pollo”, Carvajal më parë i mohoi akuzat, por më vonë pranoi fajësinë, duke ngritur dyshime se ka dhënë informacione kundër Maduros në këmbim të një dënimi më të lehtë.

SHBA nuk është e vetme në qëndrimin e saj. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të Maduros pas zgjedhjeve të kontestuara të këtij viti. Maduro, në pushtet që nga viti 2013, vazhdon të përballet me akuza për shtypje të opozitës, manipulim zgjedhjesh dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Shpërblimi i ofruar prej 50 milionë dollarësh nuk është vetëm një përpjekje ligjore për të ndaluar një udhëheqës të akuzuar për krime të rënda, por edhe një mesazh politik i fortë nga SHBA për ndikimin e Venezuelës në stabilitetin rajonal dhe global.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments