4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA / Gjykata Supreme ndalon detyrimin për vaksinim, Biden i zhgënjyer

SHBA / Gjykata Supreme ndalon detyrimin për vaksinim, Biden i zhgënjyer

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, shkalla më e lartë e gjyqësorit në vend hedh poshtë përfundimisht urdhrin e presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të sektorit privat. Urdhri ekzekutiv parashikonte vaksinimin ose paraqitjen e tamponëve negativë javorë për ata që nuk donin t’i nënshtroheshin imunizimit, në firmat me mbi 100 punonjës.

Gjykata e konsideroi të jashtëligjshëm vendimin e Biden ndërsa thotë se urdhri duhet t’i nënshtrohet votimit në Kongres. Në një vendim të veçantë, gjykata kufizoi edhe të urdhërim e vaksinimit për punonjësit e administratës publike, duke urdhëruar marrjen parasysh të rrethanave specifike siç janë motivet fetare. I drejtë konsiderohet vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë.

Presidenti Biden shprehu zhgënjimin, duke e quajtur këtë një goditje të fortë ndaj përpjekjeve për ruajtjen e jetës së njerëzve. Mbi 60% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara është vaksinuar plotësisht, ndër nivelet më të larta në botë. Megjithatë, përhapja e Omikronit i ka çuar në nivelet më të larta infektimet për gjithë periudhën e pandemisë ashtu si Britaninë e Madhe, vendet europiane e më gjerë nëpër botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments