10.4 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA e konfirmon: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ushtarake...

SHBA e konfirmon: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ushtarake në Detin e Zi

Pas bisedimeve të Riad, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku njofton marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës.

Dy shtet të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën kanë rëndë dakord që të sigurojnë lundrim të sigurt për anijet tregtare dhe të ndalojnë sulmet në Detin e Zi.

Të dyja vendet kanë rëndë dakord gjithashtu për shkëmbimin e sigurt të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe lirimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur me forcë. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, Kievi dhe Uashingtoni ranë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e ndalimit të sulmeve kundër objekteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.

Pak minuta pas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka lëshuar një deklaratë në platformën e tij “X”.
“Në këtë rast Ukraina do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

Ai konfirmon gjithashtu se konfirmon se vendi është dakord të ndalojë forcën ushtarake në Detin e Zi, por shton se çdo lëvizje e anijeve detare ruse do të ishte shkelje e marrëveshjes.

Në këtë marrëveshje të arritur pas një sërë bisedimesh ditët e fundit në Arabinë Saudite, nuk mbetet pas dhe roli i SHBA-ve.

SHBA do të ndihmojë për të rivendosur aksesin e Rusisë në eksportimin e produkteve bujqësore dhe plehrave dhe do të përmirësojë aksesin në porte. Nga ana tjetër sipas mediave të huaja bëhet e ditur se të dyja vendet. Ukraina dhe Rusia janë të angazhuara për të arritur marrëveshjen e paqes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments