2.5 C
Tetovo
E diel, 1 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeShaqiri i lumtur që u zhbllokua puna e komisionit parlamentar për arsim,...

Shaqiri i lumtur që u zhbllokua puna e komisionit parlamentar për arsim, paralajmëroi miratimin e disa zgjidhjeve ligjore në interes të qytetarëve

Pas një pauze prej 2 vitesh për shkak të turbullirave politike, këto ditë vazhdoi me punë komisioni parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. Më vjen mirë që anëtarët e këtij organi të rëndësishëm nga i cili varet miratimi i zgjidhjeve ligjore, masave dhe projekteve në interes të qytetarëve dhe shtetit, tejkaluan keqkuptimet dhe me vullnet të mirë të përbashkët po intensifikojnë aktivitetet për përmbushjen e agjendës që do të nënkuptojë arsim më cilësor dhe më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit, studentët, mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë, profesorët, kuadrin kërkimor- shkencor si dhe për kategori të tjera.

Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili mori pjesë në seancën e parë të komisionit parlamentar për arsim pas një ndërprerje të gjatë.
“Do të pasojë diskutim për ndryshimin e disa zgjidhjeve ekzistuese ligjore – për arsimin fillor për universitetet e hapura qytetare, inspektimin arsimor, Akademinë e Sporteve dhe Agjencinë кombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet”, theksoi Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments