29.2 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaSfiduesit e Putin| Si është shtrirë ‘Wagner’ nga Ukraina në Lindjen e...

Sfiduesit e Putin| Si është shtrirë ‘Wagner’ nga Ukraina në Lindjen e Mesme e Afrikë

Përgjatë vitit të fundit kemi dëgjuar shumë të flitet për grupin e mercenarëve “Wagner”, lideri i të cilit, Jevgjeni Prigozhin, ka bërë thirrje për rebelim ndaj ushtrisë ruse.

Por çfarë dihet deri më sot për këtë grup?

“Wagner” vetëquhet një kompani ushtarake private. Ajo u identifikua për herë të parë në 2014-n, kur mbështeti separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës të aneksonin gadishullin e Krimesë.

Që prej atëherë, ajo është zgjeruar ndjeshëm. Sipas shërbimeve perëndimore të inteligjencës, grupi nisi të rekrutonte në masë në vitin 2022, pasi Rusia pati vështirësi në gjetjen e njerëzve për ushtrinë e rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të “Wagner” në Ukrainë janë të dënuar që janë liruar nga burgjet, ka deklaruar Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në Ukrainë, “Wagner” luajti një rol kyç në betejën e gjatë dhe të kushtueshme për marrjen e qytetit të Bakhmutit nga trupat vendase.

Por, kompania paraushtarake vepron edhe në shumë vende të botës. Që prej 2015-s, mercenarët e saj ndodhen në Siri ku luftojnë përkrah forcave pro-qeveritare dhe ku ruajnë fushat e naftës.

Gjithashtu, pjesëtarë të “Wagner” ka edhe në Libi, ku mbështesin forcat besnike ndaj gjeneralit Khalifa Haftar.

Ndërsa në Republikën e Afrikës Qendrore, me ftesë të autoriteteve vendase “Wagner” kujdeset për minierat me diamante dhe dyshohet se ruan edhe minierat me ar në Sudan.

Së fundmi, mercenarët e saj u shfaqën edhe në veri të Kosovës, gjatë tensioneve të krijuara nga Beogradi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments