3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSËRRISH DO TË VAZHDOJNË TAKIMET PËR PSP-në, DESKOSKA: LIGJE EVROPIANE APO MBROJTJA...

SËRRISH DO TË VAZHDOJNË TAKIMET PËR PSP-në, DESKOSKA: LIGJE EVROPIANE APO MBROJTJA E KRIMIT?

Ka përfunduar takimi mes grupeve të punës mes pozitës dhe opozitës për Prokurorinë Speciale Publike. Sipas opozitës dallimet mbeten të theksuar dhe në këtë edhe dëshira për t’i vazhduar takimet deri në arritjen e konsensusit.

 Para këtij takimi, ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se mund të pritet avancim në arritjen e konsensusit nëse VMRO-DPMNE-ja është e gatshme t’i respektojë rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të arrihet shumica prej 2/3 në Kuvend. Edhe gjykatësja Margarita Caca Nikollovska, konsideron se PPS-ja duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të zbulimit të krimit.

“Qëllimi i këtij ligji janë reformat në sferën e Prokurorisë Publike, përmes të cilave vendi ynë do t’i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrihen 2/3 në Kuvend. Tani parashtrohet pyetja për grupet parlamentare dhe partitë politike – nëse do të duan të inkuadrohen në procesin e eurointegrimeve ose si prioritet do ta vendosin mbrojtjen e krimit në radhët e tyre”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska Treneska

“Ai organ duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të zbulimit të asaj që paraqet dhe nuk paraqet krim. Nuk mund të pranojmë…. deri dje materialet e përgjuara të përdoren si dëshmi, të jenë indikacion, kurse tash të sillet vendim se ato prova, ato indikacione të lihen anash tërësisht”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska, nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments