Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, ndërkaq njëra do të jetë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për mbështetjen urgjente financiare ndaj Policisë së Kosovës.
Kjo seancë e cila ishte ndërprerë javën e kaluar pritet të mbahet sot në ora 10:00.
Javën e kaluar kjo seancë u ndërpre pasi Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.
Ndërkaq, pasi kishte filluar seanca pa grupin e LVV-së, pas një replike ndërmjet kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu seanca u ndërpre.
Kuvendi po ashtu sot gjatë ditës do të mbajë një seancë tjetër, me 19 pika të rendit ditës.
Seanca e rregullt është paraparë të nisë në ora 13:00.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,