6.6 C
Tetovo
E martë, 27 Janar, 2026
BallinaLajmeSërish protestohet në Tetovë kundër tatimit për puntorët që punuan në shtetet...

Sërish protestohet në Tetovë kundër tatimit për puntorët që punuan në shtetet e lindjes (FOTO/VIDEO)

Dhjetëra persona që kanë punuar në shtetet e lindjes protestuan për të dytën ditë para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë, duke kërkuar anulimin e vendimit për pagesën e tatimeve. Ata argumentojnë se kanë qëndruar jashtë më shumë se gjashtë muaj, gjë që i liron nga tatimi, pasi bëhen shtetas jo rezidentë, shkruan Top24

“Shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit më shumë se 183 ditë dhe sipas Ligjit për tatim personal duhet të trajtohen si jo rezidentë tatimorë. Ky status nuk na njihet nga DAP. Dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren në konsideratë nga punonjësit e drejtorisë, po kërkohet edhe formalizimi i largimit nga vendi, si dhe dokument për tatim në vende në konflikt, që është e pamundur të merret nga qytetarët. Ne nuk jemi kundër tatimit, por kundërshtojmë kërkesën e padrejtë dhe retroaktive. Pesë vite mbrapa nuk është drejtësi, kërkojmë siguri ligjore”, tha një protestues.

Qytetarët shprehen të revoltuar ndaj vendimit të Qeverisë, duke thënë se janë detyruar të ikin për punë në vendet ku ka pasur konflikt, për shkak të pamundësisë për të gjetur punë në vend.

Banorët thanë se do të vazhdojnë protestat dhe u bënë thirrje qyteteve të tjera të bashkohen në këtë nismë.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments