Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Sigurinë Nacionale (ASN) dhe të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte paraparë të mbahej më 5 shtator, është shtyrë dhe do të zhvillohet të mërkurën, më 10 shtator 2025, në ora 17:00.
Nga Kuvendi njoftojnë se vendimi është marrë pas marrëveshjes së grupeve parlamentare përmes një takimi koordinues. Po atë ditë është planifikuar edhe një vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e ASK-së.Ky vendim është në funksion të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit të Kuvendit dhe si rezultat i kulturës politike dhe debatit të hapur ndërmjet të gjithë përfaqësuesve. Me këtë konfirmohet përkushtimi ndaj transparencës, përgjegjësisë dhe avancimit të proceseve demokratike në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton TV21.