10.8 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeSërish dhunë në Kuvend, Konjufca gjuhet me shishe uji

Sërish dhunë në Kuvend, Konjufca gjuhet me shishe uji

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Tek foltorja e kuvendit, të cilën e kanë bllokuar deputetët e PDK-së është krijuar tollovi, ku kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thirrur sigurimin. Ndërsa, ka pasur edhe sulme ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u gjuajt me shishe uji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments