3.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaSerbisë i kërkohet që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në...

Serbisë i kërkohet që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Pasi u miratua nga Komisioni për Politikë të Jashtme në fillim të muajit prill, sot Parlamenti Evropian voton për Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në të, krahas amendamenteve që janë dorëzuar ndërkohë, propozohet që të kërkohet nga Serbia që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova janë të ftuar të angazhohen për një dialog të vërtetë, dhe e njëjta vlen edhe për Serbinë dhe Kosovën.

Konstatohet se ritmi i procesit të anëtarësimit në BE për të dyja palët varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Në këtë raport, anëtarëve të BE-së u kërkohet të njohin Kosovën, për të cilën përdoren terma si republikë dhe shtet, dhe eurodeputetët deklarojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

E ndërsa i bën thirrje Kosovës që të bëjë përpjekje për t’i kthyer serbët në institucione, shprehet keqardhje për bojkotin e këtyre institucioneve të cilat, siç thonë ata, inkurajojnë partitë politike nacionaliste serbe në veri të Kosovës.

Përveç keqardhjes, autorët e raportit shprehin shqetësimin edhe për shkak se vazhdojnë të veprojnë bandat kriminale të Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Vesellinoviqit, të cilët janë të afërt me Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiqit e cila është në pushtet në Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments