11.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSerbia kundër SHBA-së e BE-së, thotë se projektligjet për Kosovën s’i shkelin...

Serbia kundër SHBA-së e BE-së, thotë se projektligjet për Kosovën s’i shkelin zotimet e dialogut

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Evropian se me dy projektligjet e saj për Kosovën po shkel detyrimet nga dialogu. Qeveria serbe të hënën miratoi projektligjin për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe atë për shpalljen e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. 

Ministria është munduar të arsyetojë se do përmirësim të jetesës së njerëzve duke insistuar, përkundër kritikave të ndërkombëtarëve, se nuk ka shkelur zotimet e dala nga dialogu.  

“Legjislacioni në fjalë është në të vërtetë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, duke qenë në linjë me përkushtimin tonë më të gjerë për stabilitet në rajon. Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin e ndërmjetësuesit në dialog, thuhet se dialogu duhet të ketë synim përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi kërkon të arrijë pikërisht këtë qëllim – të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJ-së serbe në platformën X.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e patën kritikuar ditët e fundit Serbinë për këto vendime. Ato thanë se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar projektligjin për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, dhe projektligjin tjetër.E, Kosova e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës me këto projektligje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments