7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSerbia heq gjendjen e jashtëzakonshme, hap të gjitha xhamitë

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme, hap të gjitha xhamitë

Serbia pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme tashmë do të hapë të gjithë xhamitë në vend. Autoritetet serbe bëjnë me dije se tashmë besimtarët myslimanë në Serbi mund të falin namazin në xhami, duke zbatuar masat mbrojtëse të miratuara nga Bashkësia Islame serbe.

“Është miratuar që namazet ditore, të xhumasë dhe teravisë nëpër xhami dhe mesxhide, përveç imamëve dhe muezinëve, mund të kryhen nga një numër më i madh i anëtarëve të xhematit, varësisht nga kapaciteti i xhamisë, duke respektuar masën në fuqi të Qeverisë së Republikës së Serbisë për distancë fizike prej 2 metrash, me çka rekomandohet përdorimi i oborrit të xhamisë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame.

Sipas vendimit të marrë në seancën e fundit, objektet e Bashkësisë Islame të Serbisë janë të detyruara të sigurojnë sasi të mjaftueshme të mjeteve të dezinfektimit. Me këtë, detyrohet vendosja e një barriere dezinfektimi në hyrje të xhamive, si dhe dezinfektues për duar.

Nga ana tjetër, besimtarët që vijnë në xhami këshillohen që të vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Anëtarët e xhematit që vijnë në xhami dhe mesxhide janë të detyruar të kryejnë ritualin e abdesit në shtëpitë e tyre, ata detyrohen të mbajnë pajisje themelore mbrojtëse siç janë maskat higjienike mbrojtëse për fytyrën dhe dorezat, si dhe të marrin sexhadet e tyre për kryerjen e namazit dhe në mënyrë rigoroze të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga personat zyrtarë të Bashkësisë Islame”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkohë dy ditë më parë qevria serbe ka vendosur heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kuadër të pandemisë./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments