7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSerbia e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbia e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se sot zyrtarisht ka filluar nisma për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjaste katër muaj, shkruan gazeta serbe Kurir.

“Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes do të nisin zyrtarisht një iniciativë me presidentin dhe komandantin e përgjithshëm për anulimin e vendimit për pezullimin e shërbimit ushtarak, pra për riaktivizimin e ligjit që përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.

Vuçeviq ka thënë se një shërbim i tillë ushtarak duhet të zgjasë deri në katër muaj dhe mund të jetë më i shkurtër, por kjo do të shihet vetëm kur të vlerësohet kohëzgjatja e trajnimit të nevojshëm.

Ai ka përkujtuar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi asnjëherë nuk është hequr, por vetëm është pezulluar dhe se për këtë do të fillohet një diskutim i gjerë publik.

Sipas fjalëve të tij, Serbia “nuk po përgatitet për ndonjë konflikt apo luftë”, por se ushtria është garantuese e paqes dhe stabilitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments