9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Prill, 2025
BallinaLajmeSerbia dhe Maqedonia e Veriut bisedojnë për një pikë të përbashkët kontrolli...

Serbia dhe Maqedonia e Veriut bisedojnë për një pikë të përbashkët kontrolli ndërkufitar në Tabanoc-Preshevë

Sot u mbajtën bisedime për arritje të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosje të kotnrolleve të prëbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc – Preshevë, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje shtojnë se sekretari shtetëror Sasho Petrushevski e ka kryesuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Drejtoria e Doganave.

“Negociatat filluan me fjalë hyrëse të sekretarit shtetëror Petrushevski i cili potencoi se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivel jashtëzakonisht të lartë, në frymën e bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe pa çështje të hapura. Në fjalimin e tij sekretari shtetëror fillimisht e shfrytëzoi rastin ta falënderojë Republikën e Serbisë për marrjen dhe trajtimin e qytetarëve tnaë të cilët u lënduan në zjarrin në Koçan. Më pas foli për nevojën e vendosjes së kontrolleve funksionale, efikase dhe të shpejta kufitare, të cilat duhet të kontribuojnë në përforcimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e zhvullimit ekonomik të të dy shteteve fqinje dhe mike”, thuhet në kumteësn e sotme të MPB-së.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, potencojnë nga Ministria, është fillimi i ONE STOP SHOP, me çka realisht pritet shkurtimi i kohës për kryerje të kontrolleve kufitare dhe pakësim i tollovive dhe koha e pritjes në vendkalimet kufitare posaçërisht gjatë pushimeve vjetore.

Nga ana tjetër, kontrollet e shpejta dhe efikase, në asnjë rast nuk duhet ta çrregullojnë sigurinë e dy shteteve”, deklaroi Petrushevski.

Gjatë bisedimeve, u shqyrtuan komentet dhe vërejtjet nga delegacionet e të dy palëve, pas çka iu qasën finalizimit të dispozitave të marrëveshjes nga aspekti i të gjitha institucioneve dhe krijimi i parakushteve për nënshkrimijn e saj nga qeveritë e të dy shteteve fqinje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments