Në një aksion të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Agjencisë së Sigurisë Ushtarake (WBA), Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Valjevë, dje janë arrestuar tre inxhinierë nga fabrika serbe e prodhimit të armëve dhe municionit “Krushik”. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të spiunazhit për shkak se gjatë vitit 2024 në vazhdimësi kanë kontaktuar shtetas të Maqedonisë së Veriut, punonjës të kompanisë “ATS Group”, në krye me Shevket Demirovskin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
– Të dyshuarit M.O. (1987), D. L. (1960) dhe D. M. (1961), janë inxhinierë të mëhershëm dhe aktualë në kompaninë Holding “Krushik” nga Valjeva, të cilët pa autorizim kanë nxjerrë dokumentacion konfidencial afarist-teknik nga kjo kompani dhe ia kanë dorëzuar një organizate të huaj, në dëm të sigurisë, mbrojtjes, ushtarake dhe interesave të tjera, si dhe dobësim të pushtetit të Republikës së Serbisë – thuhet në njoftimin e MPB-së.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike të Valjevës, siç transmeton portali Lideri.mk, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori.
Siç mëson RTS, ka baza për dyshime se inxhinierët e arrestuar kanë pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas të Maqedonisë së Veriut, punonjës të kompanisë “ATS Group”, në krye me Sh. D. (Shevket Demirovski).
Ky biznesmen nga Maqedonia u arrestua më 11 nëntor 2019 në një aksion të BIA-s, VBA-së dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, së bashku me një inxhinier në pension në “Prvi Partizan” nga Uzhica dhe dy inxhinierë të tjerë në atë kompani, për shkak të dyshimeve se. si pronar i “ATS group” nga Shkupi, përmes një inxhinieri në pension në “Prvi Partizan” ka ardhur në posedim të dokumentacionit afarist dhe teknik dhe të dhëna që kanë të bëjnë me teknologjinë e prodhimit të makinerive të caktuara, gjegjësisht me teknologjinë e prodhimit të armëve dhe municioneve të zhvilluara nga “Prvi Partizan”.
Mirëpo, pas vetëm një muaji, Sh. D. u lirua me garancion prej 200.000 euro për t’u mbrojtur nga liria. Prokurori në këtë rast ka refuzuar kallëzimin penal kundër tij, pasi më 21 janar 2021 në emër të rastit kishte paguar 29.393.925 dinarë. Në këtë mënyrë biznesmeni nga Maqedonia u lirua nga dyshimi për veprën penale të ryshfetit gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike.