19.7 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeSerbët e Veriut dalin të protestojnë

Serbët e Veriut dalin të protestojnë

Kundër vendimit që nuk lejoi zgjedhjet

Shumë qytetarë serbë kanë protestuar në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet serbe në Kosovë më 3 prill.Protestës i janë bashkuar edhe banorët e komunave të tjera veriore. Mësohet se për të marrë pjesë në protestë të gjithë punonjësit serbë janë liruar nga puna në orën 12:00.

Ata gjithashtu kanë kundërshtuar pezullimin e kryetares së Gjykatës së Mitrovicës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lista Serbe dhe Gjykata Serbe në Mitrovicë kanë bojkotuar punën në institucione deri në rikthimin e kryetares së Gjykatës së Mitrovicës.

Vendet anëtare të QUINT-it janë të shqetësuar për përshkallëzim eventual të situatës ndërsa i kanë bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga secila retorikë apo vendim që tensionon situatën.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments