3.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaSenati amerikan njëzëri e shpalli Putinin kriminel lufte

Senati amerikan njëzëri e shpalli Putinin kriminel lufte

Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte. Rezoluta u prezantua nga senatori republikan Lindsey Graham dhe u mbështet nga senatorët nga të dyja palët.

“Ne të gjithë jemi mbledhur, demokratë dhe republikanë, për të thënë se Vladimir Putin nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për mizoritë e kryera kundër popullit ukrainas,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer në një fjalim në Senat përpara seancës.

Rusia i quan veprimet e saj një “operacion special ushtarak”. Putin gjithashtu e quajti Ukrainën një koloni amerikane me një regjim kukull dhe pa traditë të shtetësisë së pavarur.

Negociatat dhe sulmet ruse në qytetet e Ukrainës vazhdojnë
Moska nuk ka pushtuar asnjë nga 10 qytetet më të mëdha të vendit që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt, sulmi më i madh në një vend evropian që nga viti 1945.REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments