5.3 C
Tetovo
E martë, 7 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaSenati Amerikan kthen propozimin për David Kostelancik si ambasador në Shqipëri, Biden...

Senati Amerikan kthen propozimin për David Kostelancik si ambasador në Shqipëri, Biden dy mundësi për diplomatin e ardhshëm

Senati Amerikan ditën e sotme, 3 Janar njoftoi se ka kthyer propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri. Propozimi për Kostelancik i është kthyer presidentit amerikan, Joe Biden sipas rregullit ndëra Senati nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.

Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer Kostelancik ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit në Shqipëri. Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në Janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim.

Ndërkohë më 20 Janar do të bëhet betimi i presidentit të ri Trump, ndaj pritet që ai të emërojë ambasadorin e ri siç ka vepruar tashmë me shtetet e tjera. Aktualisht në ambasadën amerikane në vendin tonë e drejton e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Kandidatura e Kostelancik ngeci në senatin amerikan në 24 shtator 2024. Jeanne Shaheen, Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë por kolegu i saj Mike Lee e kundërshtoi kandidaturën. Lee u shpreh se Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA.

Sipas tij performanca e Kostelancik në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik. Më tej Lee theksoi se ai u përfshi në politikën e brendëshme hungareze, sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments