2.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSelver Xhemaili demanton Qani Nesimin

Selver Xhemaili demanton Qani Nesimin

Udhëheqësi i detyrës Myfti i Myftinis së Tetovës Selver ef. Xhemaili ka demantuar nëpërmes faqes zyrtare të myftinisë myftiun e shkarkuar Qani ef.Nesimi sipas Xhemailit vendimi nga gjykata e apelit është vetëm për ndalim përkohësisht të punës më poshtë demantin e UD. Myfti Selver Xhemaili

DEMANT

Njoftojmë besimtarët mysliman, imamët dhe të gjithë nëpunësit fetar në lidhje me postimin në faqen e platformës sociale “Facebook” – Muftinia Tetovë të një vendimi të sjellur nga gjykata e Apelit – Gostivar, potencohet se është fituar lënda dhe e njejta është e plotfuqishme! Sqarojmë se ky vendim është sjellur në bazë të masës së përkohshme (Vremena merka) dhe nuk ka të bëjë me lëndën kryesore e cila është deponuar në Gjykatën Themelore Tetovë që z.Qani Nesimi – ish myftiu të largohet nga zyrat e Muftinisë së BFI – Tetovë pasi i njejti me vendim të sjellur nga Rijaseti me datë 08.11.2023 nuk e ushtron atë funksion. Aktvendimin që e kanë publikuar të Gjykatës së Apelit në Gostivar ka të bëjë me kërkesën për “Masë të përkohshme” në lidhje me lëndën P1-1573/23 e Gjykatës Themelore Tetovë e që për bazë ka kthimin e pronave të uzurpuara nga personi Qani Nesimi.
Gjykata themelore në Tetovë do të caktojë datë për mbajtjen e seancës për lëndën P1-1573/23 e Gjykatës Themelore Tetovë edhe atë Seance përgaditore dhe senacë kryesore për lëndën e cila do të mbahet na hapësirat e Gjykatës Themelore në Tetove e që ka të bëjë në lidhje me UZURPIMIN e pronës së Myftinisë së Tetovës. Për datën dhe orën e seancës përgaditore për lëndën në fjalë menjëherë do të njoftohet opinioni.
Lënda e Gjykatës së Apelit Gostivar e publikuar në rrjetet sociale nuk ka të bëjë aspak me çështjen e vendimeve të Rijasetit për shkarkimin e Qani Nesimit si Mufti i Tetoves.
Në vazhdim u sjellim vendimet e Gjykatës Administrative me të cilat refuzohen paditë e personit Qani Nesimi si të pabaza dhe konfirmohet Dr.Selver Xhemaili si Mufti i Tetovës.
Shumë shpejtë do publikohen edhe Vendimet e Gjykatës së Lartë Administrative.
Shpresojmë se personi Qani Nesimi i cili tashmë edhe oficialisht akuzohet për vepra penale në Gjykatën themelore Tetovë me nr.lënde K-250/24 si dhe me kallëzime penale tjera pranë Prokurorisë Themelore Tetovë, do të reflektojë dhe në mënyrë paqësore do të lëshojë zyrat e Myftinisë Tetovë.

Gjithashtu shpresojmë që kjo të jetë shqetësimi dhe mashtrimi i fundit që ia bën publikut.

Fatkeqsisht ish Muftiu z.Qani Nesimi mundohet të krijon huti te besimtarët dhe opinioni më gjërë me qëllim të prolongimit të qëndrimit të tij në mënyrë të paligjshme në zyrat e Muftinisë së BFI në Tetovë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments