11.2 C
Tetovo
E hënë, 29 Shtator, 2025
BallinaLajmeSela: Të shenjta jan malet dhe lagjet tona, të shenjtë janë voglushët...

Sela: Të shenjta jan malet dhe lagjet tona, të shenjtë janë voglushët tanë

Sela iu drejtua qytetarëve shqiptarë me një mesazh të fuqishëm mobilizues, duke u bërë thirrje për bashkim dhe veprim për të ndalur nëpërkëmbjen e komunitetit. shkruan Top24

“Vëllezër, motra, shpesh ndodh që të flasim dhe të shqetësohemi për gjendjen tonë – nga Struga e deri në Shkup,” tha Sela. “Çdo ditë, në çdo pikë dhe kudo që ndodhemi, qytetarët shqiptarë pyesin: “Deri kur do të na nëpërkëmbin? Deri kur do të zgjasë kjo padrejtësi?’.”

Ai paralajmëroi se është koha që të vihet një fund në shfrytëzimin dhe tentativat e Hristijan Mickovskit për të shkatërruar organizimin politik shqiptar dhe për ta kthyer komunitetin në qytetarë apolitikë, të izoluar dhe të papërfaqësuar.

“Ju ftoj të gjithë që më 19 tetor të japim një përgjigje të qartë dhe të ndalojmë këtë padrejtësi së bashku,” përfundoi Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments