-2.3 C
Tetovo
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSela: Taravari po bën lojë të keqe, nuk ka komunikuar me kryesinë...

Sela: Taravari po bën lojë të keqe, nuk ka komunikuar me kryesinë e partisë tash e sa muaj (video pressi)

Kryetari i Kuvendit të ASH-së i ka quajtur shpifje fjalët se kinse ai ka qenë pengesa e mos mbajtjes së Kuvendit Qendrorë të ASH-së në të cilin pritet të vendoset se nga do të rreshtohet kjo parti për zgjedhjet e 8 majit.

Sipas Selës, Taravari e ka mbajtur partinë në terr informativ dhe dëshiron atë ta shoh të përҫarë.

Sela kumton se është pikërisht Taravari ai që për më shumë se dy muaj nuk ka komunikuar me kryesinë e ngushtë të partisë, njofton indeks.mk

Në konferencën për shtyp ku shoqërohej nga kryesia e ngushtë e partisë, Sela tha se Kuvendi Qendrorë do të mbahet të shtunën dhe në të njëjtin para përgjegjësisë do të vendoset pikërisht kryetari i partisë, Arben Taravari.

Sipas tij, përgjegjësia nënkupton shkarkim, që lë për të nënkuptuar se do kërkoj shkarkimin e Taravarit nga posti i kryetarit, por edhe të ministrave.

“Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit i jap fund të gjitha shpifjeve që unë nuk e thirkam kuvendin. Jam transparent sic isha me kryetarët e degëve edhe sot, unë dua të thëras kuvendin qëndror se po afrohen zgjedhjet por nga ana tjetër ne po mbahemi në terr informativ, po bëhet lojë shumë e keqe nga ana e kryetarit në kurriz të aktivistëve të ASH-së, po shkaktojnë debate, jeni për kto apo ato, me BDI-në apo opozitën. Qëllimi është që të krijojë përcarje, aktivistët janë me ASH-në me askënd tjetër. Kjo është ASH-ja. ASH-ja, janë aktivistët e sajë, janë kryesia e ngushtë të cilën e kemi këtu, janë deputetët, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan para cdo shantazhi. Këto lloj tendecash për ti ndarë anëtarët e ASH-së ne nuk i duam. Ditën e shtunë mbahet Kuvendi Qendrorë i ASH-së në të cilën do të vendoset para përgjegjësisë Kryetari i partisë, që nuk ka thirur kryesinë e ngushtë tash e dy muaj”, tha mes tjerash Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments