9.9 C
Tetovo
E martë, 10 Mars, 2026
BallinaLajmeSela: Skandal, Qeveria bllokon Korridorin 8 dhe në vend të kësaj planifikon...

Sela: Skandal, Qeveria bllokon Korridorin 8 dhe në vend të kësaj planifikon të lidhë Ohrin me Manastirin(video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta brenda qeverisë, flasin që Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj kompanisë Behtel Enca mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8.

“Dhe në këtë formë të përjashtojë siç ka bërë çdo herë në këto 20 vite, të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës Kërçovë- Ohër ku u devijua segmenti i korridorit 8, në po të njejtën mënyrë tani më informacionet tona flasin që qeveria mundohet që të ndalë punimet që kanë nisur rreth korridorit 8 dhe punimet të vazhdojnë në drejtim të segmentit Ohër-Manastir, Manastir-Prilep në mënyrë që direkt të bëhet lidhja me korridorin 10D”, deklaroi Sela.

Sela tha se qartazi po shihen tendencat për të anashkaluar dhe për ta lënë pa ndërtuar korridorin 8 dhe me këtë edhe në një farë forme të hapet rrugë akoma më tepër botës serbe dhe nëpërmjet kësaj qasjes direkte të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments