Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, pjesë e Frontit Europian i bëri thirrje koalicionit VLEN që të bëhen pjesë e Frontit Europian dhe Fronti të bëhet kuptimplotë dhe t’ia tregojnë vendin Hristijan Mickoskit.
Sela mes tjerash shtoi se Mickoskit duhet ti tregohet se deri ku ka të drejtë të merret dhe të sillet me këtë popull.
“Nuk e kemi qëllimin e pushtet e Qeverisë, ne nuk jemi histerik për pushtet, ajo çka ne ju themi juve është: nuk vim ne te pushteti, hajdeni ju te ne, ta bëjmë Frontin tama kuptimplotë e të ia tregojmë vendin Hristijan Mickoskit, duke ia treguar linjat e kuqe se si dhe deri ku ka të drejtë që të merret dhe të sillet me këtë popull”, tha Ziadin Sela – kryetar i ASH-së, pjesë e Frontit Europian.