23.9 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeSela: Nuk ka përçarje të Frontit Europian, unë jam zotuar dhe i...

Sela: Nuk ka përçarje të Frontit Europian, unë jam zotuar dhe i qëndroj fjalës së dhënë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, u shpreh hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik.

Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese.

“Unë nuk e di pse nxitet debati që do të pëçahet fronti, me sa duket është një segment i shoqërisë që i ka qejf përçarjet, por unë e kam dhe nga përvoja ime politike, se kur e jap fjalën edhe e mbaj. Ne jemi zotuar për ta bërë këtë bashkëpunim apo formacion politik, dhe kësaj fjale i rrij nga mbas, dhe nuk e kam ndërmend të shkel fjalën time përpara anëtarve tjerë të partive të frontit dhe as para 130 mij qytetarëve që besuan tek Fronti Europian.
Por kjo nuk do të thotë që ne të dalim nga natyra jonë, sepse fronti është një bashkim i partive të ndryshme, dhe jemi zotuar para qytetarëve që do të arrihen ndryshimet kushtetuese, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments