9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSela komenton shkarkimin e ministrave dhe Taravarin: Taravarin e kam thirrë, vendin...

Sela komenton shkarkimin e ministrave dhe Taravarin: Taravarin e kam thirrë, vendin e ka aty në Kuvendin e ASH-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojë për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarë.

Ziadin Sela nga rradhët e Aleanës për Shqiptarë pas përçarjes partiake theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë sigurar edhe votat e mjaftueshme.

“Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marë një vendim në Këshillin drejtues që në të njejtën kohë është edhe Komisioni kuadrovik i partisë dhe sot duhet të implementohet ajo që e kanë parë si vendim Aleanca për Shqiptarë”, tha Sela.

Ai për TV21 theksoi se nënshkrimi i kuvendarëve pro Taravarit është gjest joserioz ku dalin fytyrat e puçistëve të ASH-së.

“Kuvendi Qendror mbahet nesër, ai që me statute thërret Kuvendin Qendror është kryetari i Kuvendit. Kto lloj formash do bëjmë një tubim dhe nga një tubim të bëjmë Kuvend dhe nga aty mbledhje të kryesisë qendrore janë gjeste joserioze që në fund të ditës mirë është që i nxjerrin fytyrat e vërteta të atyre që realisht janë puçistë”, tha Sela.

Ziadin Sela në pyetjen se a pret që nesër në Kuvendin e partisë të vijë Taravari, ka theksuar se është çështje e tij.Sela komenton shkarkimin e ministrave dhe Taravarin

“Unë e kam thirrë, si çdo anëtarë tjetër të Kuvendit Qëndror me ftesë publike është çështje e tij a vjen apo nuk vjen, vendin e ka aty që të vijë” – tha Sela.

Sela gjithashtu tha se ata e kanë shumicën për shkarkimin e Ministrave Aliu dhe Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments