Ziadin Sela, së bashku me Ilire Dautin dhe Elmi Azirin, sot ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, me të cilat finalizohet projekti “Safe City”.Sot dorëzuam iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje nëpërmjet të cilëve po zbatohet projekti Safe City. Ky projekt ka shumë dilema. Assesi nuk duhej që procedura për këtë ligj të ishte me procedurë të shpejtë dhe pa debat publik, pa u dëgjuar zëri i ekspertëve. Ne jemi për siguri të qytetarëve, por jemi edhe për siguri në shumë dimensione, atë social, atë ekonomik dhe infrastrukturor. Nuk mund të ndahet zbatimi i këtij projekti në zona të caktuara, pasi kjo të bënë të dyshosh se ka për qëllim zhvatjen e disa qytetarëve. Edhe kamerat që janë vendosur në Shkup, më shumë janë në Çair. Vlerësuam që kjo iniciativë patjetër duhet të bëhet. Ligji ka plot dilema dhe gjëra që janë anti-kushtetuese”, tha Sela.
