3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSela dhe Gashi: Vendim skandaloz i gjykatës në lidhje me rastin “Monstra”

Sela dhe Gashi: Vendim skandaloz i gjykatës në lidhje me rastin “Monstra”

Liderët e partive opozitare shqiptare thonë se rasti “Monstra” paraqet proces të montuar politik. Krerët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Alternativës, u shprehen të zhgënjyer nga sistemi gjyqësor i cili sipas tyre vazhdon të jetë i kapur nga pushteti. Madje e vlerësojnë si skandaloze heshtjen e partisë shqiptare në pushtet.

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët

“Skandaloze është heshtja e atyre të cilët thirren në emër të legjitimitetit të shqiptarëve, të cilët e kanë vjedhur legjitimitetin  e shqiptarëve  dhe sa herë që montohet një proces politik me muaj të tërë nuk i dëgjoni të japin një deklaratë, nuk i dëgjoni që të japin një mendim. BDI nuk mund të strucet në këto momente se struci, e ka futur kokën në dhe duket askund”.

Gashi tha se kërkojnë drejtësi dhe të dalë sheshit e vërteta për këtë rast.

Afrim Gashi, lider i Alternativës

“Është evidente se gjykatat  shndërrohet në mjete të pushtetit. Deri në vitin 2016-17 ishin në shërbim të Nikolla Gruevskit  e tash janë në shërbim të Zoran Zaevit. Herë gjykojnë sipas standardit të njërit e herë gjykojnë sipas standardit të tjetrit. Gjithçka që kërkojmë unë e Ziadini, Aleanca dhe Alternativa  por edhe gjithë qytetarët e këtij vendi besoj, është drejtësia dhe e vërteta”.

Përndryshe, të premten është paralajmëruar që të mbahet protestë, në shenjë revolte për denimet e shqiptuara në rastin “Monstra”. Protesta do të mbahet edhe për vendimin e gjykatës së shkallës së dytë përmes të cilës babai dhe dy familjarët e tjerë të Almirit duhet të shkojnë në burg për të vuajtur dënimin.

Në rigjykimin e dytë për këtë rast, Penalja Afrim  dhe Agim Ismailoviqi dhe Alil Demiri i dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vite burg,  Haki Aziri, 9 vite vite burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments