Paraqitje e zotit Zijadin Sela, para mediave:
“Qeveria po bënë përpjekje për ta divijuar Korridorin 8, me tendencë që të pengoj realizimin e tij, dhe të devijojë qëllimin dhe idenë e Korridorit 8, duke vazhduar që t’ia bashkangjes edhe këtë segment të autostradave që janë ndërtuar më herët, por edhe që ndërtohen tani, përsëri Korridorit 10 dhe orientimin e kësaj autostrade gjeopolitike dhe gjeostrategjike (por edhe ekonomike) drejt linjës Serbi-Greqi dhe jo bashkimin e Detit Adriatik dhe Detit të Zi, që është interes i gjeopolitikave dhe i NATO-së, të cilës i përket edhe Maqedonia e Veriut, si anëtare e plotëfuqishme. Atë që e paralajmërova, fatkeqësisht, e dëgjuat e dhe nga goja e kryeministrit, duke paralajmëruar mosrealizimin e segmentit rrugor nga Struga në Qafë Thanë, duke e arsyetuar këtë, gjoja në lidhje me pengesat që janë shfaq me mbrojtjen e zonës së Liqenit të Ohrit, nga ana e UNESKO-së. Këto janë arsyetime boshe dhe banale të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ne qoftë se duhet të flasim për UNESKO-n ne duhet të flasim për mijëra objekte pa leje në liqenin e Ohrit, në qytetin e Ohrit dhe Strugës… DUhet thënë shkurt e qartë që “Kodrridori 8” nga Trebenishti deri në Qafë Thanënë gjithë këtë trajektore nga liqeni o Ohrit më së paku është linja ajrore larg një kilometër. E në qoftë se flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër kjo linjë ajrore e afërsisë së autostradës me liqenin e Ohrit, ka vende në të cilën kjo distancë nuk është as dhjetra metra.. Pra është e qartë është vazhdimësi e një politikbërje sëmurë, është vazhdimësi e një politikbërje që vë kufi, e që pastaj ua drejton gishtat shqiptarëve që duan kufij. Ashtu sic vendosen kufij ndaj shqiptarëve me të drejtën e shkollimit, ashtu po na vizatohen kufij edhe me projektet infrastrukturore.
Gjatë këtyre 20 viteve autostradat dhe rrugët ne Maqedoninë Perëndimore kanë qenë vetëm premtime elektorale ndërsa ndërtimet (realizimet) e autostradave dhe rrugëve eksperes, kanë qenë vetëm në Maqedoninë linore. Janë diku 75 kilometra të ndërtuara në Maqedoninë lindore segmenti Milladinovci-Shtip dhe shumë e shumë segmente të tjera rrugore kurse të gjitha projektet tjera kanë ngelur në letër.
Autostrada linja e Tettivës me Prizrenij. shëbrben vetëm si manipulim elektoral dhe fetsa me tupana për gjoja hapjen e një tuneli dhe bashkimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor, dhe kur vjen koha e realizimit, jemi dëshmitarë se s’po bëhet asgjë.
Është mentalitet i trashëguar ndër vite. Dhe unë jam këtu edhe për të rikujtuar opinionin se në momentin e parë që u bë devijimi i Korridorit 8, që ishte skandaloz gjë për të cilën ne reaguam edhe asaj kohe, është projektimi i autostradës Kërcovë-Ohër me financim nga Kina që u devijua segmenti Trebenishte-Qafë Thanë, në dtrejtim të Ohrit. Është mentalitet dhe logjikë e Nikolla Gruevskit, kurse kjo që po ndodh sot është vazhdimësi e këtij mentaliteti dhe kësaj logjike. Aso kohe Gruevski me BDI-në, sot Mickovski vazhdon me po të njëjtën mendësi politike për të dedvijuar një korridor kaq të rëndësishëm.”
