30.3 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeSela akuzon për mungesë transparence në pr/ligin për përfaqësim adekuat: Është rregulluar...

Sela akuzon për mungesë transparence në pr/ligin për përfaqësim adekuat: Është rregulluar me ligj keqpërdorimi që i bëhej Balancuesit

Ziadin Sela nga Fronti Europian në konferencën e sotme për shtyp akuzoi për mungesë transparence në procedurën e miratimit të Propozim ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në qeveri, përcjell TV21. Sela thotë se edhe pas miratimit në ekzekutiv, ligji nuk është i publikuar askund për t’u parë nga qytetarët, ndërsa do të dërgohet në Komision të Venecias.“Nuk është bërë gjë tjetër, veç se është rregulluar me ligj keqpërdorimi që i bëhej Balancuesit. Në nenin 6-të të këtij pr/ligji, thuhet se çdo qytetarë në çdo moment ka të drejtë të deklarojë përkatësinë e tij etnike ashtu siç të dojë. Deklaratat e tipit që kjo çështje do të rregullohet me letërnjoftim, është klishe, është rrenë e madhe”, tha mes tjerash Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments