1.7 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSekuestrohen 150 kilogramë drogë në Maqedoni të Veriut, kamioni hyri nga Kosova

Sekuestrohen 150 kilogramë drogë në Maqedoni të Veriut, kamioni hyri nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar 150 kilogramë marihuanë.

Sasia e drogës është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm të një kamioni me targa të Shkupit në pikëkalimin kufitar në Bogorodicë.

Në njoftim thuhet se kamioni ka hyrë nga Kosova, dhe përmes Maqedonisë do shkonte në Greqi, por që kishte destinacion Turqinë.Komunikata e plotë:

Sekuestrohen mbi 150 kilogramë marihuanë, ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të nëpunësve policorë dhe doganorë, është penguar përpjekja e transportit ndërkombëtar të drogës narkotike -marihuanë. Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik – kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhet analizë forenzike dhe ekspertizë shtesë.

Sipas informatave fillestare mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave, dhe është vërtetim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me mjete narkotike, për ç’gjë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në nëntor të vitit 2024.

Hetimi vazhdon për të vërtetuar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit. Opinioni do të informohet në kohë për të gjitha hollësitë e mëtejme të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments