2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSEKTORI CIVIL DO TË MONITOROJË AKTIVITETET E KOMISIONIT PËR ANTI- KORRUPSION (VIDEO)

SEKTORI CIVIL DO TË MONITOROJË AKTIVITETET E KOMISIONIT PËR ANTI- KORRUPSION (VIDEO)

Sektori civil do të monitorojë gjithë aktivitetin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Ka nisur projekti i Shoqatës “Transparencë Maqedoni” për të monitoruar punën, efektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë e Antikorrupsionit deri në vitin e ardhshëm, për çka do të përpilohen edhe raporte të veçanta tre mujore. Në shenjë bashkëpunimi për projektin, prezent gjatë nisjes së projektit ishin edhe anëtarët e Antikorrupsionit, të kryesuar nga Biljana Ivanovska.

Sipas ish gjykatëses Margarita Caca Nikollovska, Antikorrupsioni deri më tani ka kryer punën e saj siç duhet, por se duhet të përkushtohet edhe më shumë në zgjidhjen e rasteve më të rënda në mënyrë që të mos humbet në kaosin e lëndëve të shumta.

Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse

“Mendimi për Komisionin edhe brenda edhe jashtë vendit është pozitiv. Çdo ditë i shohim aktivitetet e Antikorrupsionit në aspektin e konstatimit të konfliktit të interesuit, por edhe në aspektin e asaj që do të thotë detektim dhe procesuim i veprave të mundshme korruptive, pasi që në fund, gjykata është ajo që duhet të sjellë vendimin përfundimtar. Ata tani janë mbingarkuar me punë. Mendoj se duhet të kthehet vëmendja kah lëndët më serioze, jo se për lëndët e tjera nuk duhet punuar se nuk guxon të ketë selektim, por lëndët thelbësore që lidhen me korrupsion dhe konflikt interesi duhet të kenë prioritet”

Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska tha se ky projekt për monitorimin e punës së tyre vetëm se do tu ndihmojë që të përmirësohen. Ajo ndjehej e kënaqur nga aktiviteti i deritanishëm i Komisionit por thotë se ka mundësi për përmirësim.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit

“Është mirë që ky projekt është nisur teksa ende jemi në fillim të punës sonë. Kështu do të bëhet dallimi se ku kemi qenë në fillim e ku do të arrijmë në fund të projektit. Ku kemi përparuar e ku kemi ngecur në aspektin e kapacitetit, materialit dhe kuadrit. Jam e kënaqur prej asaj që deri më tani e ka bërë Antikorrupsioni pasi që kemi punuar me kapacitet të plotë, dhe nuk ka patur asnjë situatë në të cilin kemi mundur të bëjmë diçka ndërsa nuk kemi bërë”

Drejtoresha e Transparensi – Maqedoni dhe zëvendës ambasadori i Britanisë në Shkup thanë se raportet për punën e Antikorrupsionit do e stimulojnë këtë trup të punojë edhe më shumë dhe në këtë mënyrë, do të shfaqen edhe mangësitë që i sabotojnë hetimet e këtij trupi. Zëvendës ambasadori Britanik Dominik Otvej u tha antikorrupsioneerëve që të luftojnë me gjithë forcat korrupsionin, pasi që kështu e ndihmojnë shtetin për tu bërë demokratik, i sigurtë dhe prosperitar i cili është në funksion të plotë të qytetarëve. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments