4.8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeSekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi-për modularin/ U dënuan ata...

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi-për modularin/ U dënuan ata që shërbyen popullin, ndërsa milionerat që vodhën mbetën të lirë

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzari përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të gjykatës për rastin e spitalit modular në Tetovë ku gjykata padrejtësisht dënoi me tre vite burg Florin Besimin dhe Artan Etemin ndërsa të pa prekshëm mbetën milionerat që investuan dhe ndërtuan këtë spital modular, shkruan Top24

Uzairi, më tej shton se drejtësia nuk guxon të jetë pjesë e pazareve politike dhe tragjeditë nuk guxojnë të përdoren për marketing.Pa zbardhjen e plotë të rastit të spitalit modular, pa përgjegjësi për tenderët kriminalë dhe pa ndëshkimin e kokave të vërteta, çdo aktgjykim mbetet vetëm një fasadë!

Vendimet e fundit për rastin e spitalit modular në Tetovë janë dëshmi e dhimbshme se në Maqedoninë e Veriut drejtësia nuk është as e verbër, as e barabartë. Ajo godet aty ku është më e lehtë dhe hesht aty ku fshihen fajtorët e vërtetë.

Dy ish-drejtorë po shërbejnë si kokë turku, ndërsa ata që projektuan, ndërtuan, furnizuan dhe fitonin tenderë në mënyrë të dyshimtë, sot e kësaj dite vazhdojnë jetën e tyre luksoze, pa asnjë përgjegjësi morale apo penale. Ata janë të fundit që duhet të japin llogari, sepse zinxhiri i fajit nuk fillon dhe nuk mbaron me ta.

Drejtësia e vërtetë nuk ndalet te funksionarët më të dobët në hierarki. Drejtësia e vërtetë shkon te paratë, te kontratat, te firmat dhe te lidhjet politike. Por pikërisht aty, sistemi zgjedh të mbyllë sytë.

Edhe më e rëndë është hipokrizia politike. Kur ishim pjesë e VLEN-it, ne si aleancë kërkuam qartë dhe zyrtarisht që krahas rastit të Koçanit të hapet edhe rasti i spitalit modular në Tetovë, që drejtësia të jetë e plotë dhe jo selektive.

Por si zakonisht, VMRO nuk pranoi, ndërsa partitë e tjera brenda VLEN-it nuk lëvizën as gishtin. Heshtën dhe më keq pajtuan!

Këtë e them me përgjegjësinë më të madhe morale dhe politike, sepse kam qenë vetë pjesëmarrës në ato takime. E di çfarë u kërkua dhe e di kush e bllokoi. Prandaj sot askush nuk mund të na shesë moral apo “luftë për drejtësi”.

VLEN-i flet për ndryshim, por kur erdhi momenti për të vepruar, u dorëzua përballë pushtetit dhe kalkulimeve politike. Drejtësia nuk guxon të jetë pjesë e pazareve politike dhe tragjeditë nuk guxojnë të përdoren për marketing.

Pa zbardhjen e plotë të rastit të spitalit modular, pa përgjegjësi për tenderët kriminalë dhe pa ndëshkimin e kokave të vërteta, çdo aktgjykim mbetet vetëm një fasadë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments