16.3 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaSekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio /Veprimet e Dodikut destabilizuese, partnerët në...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio /Veprimet e Dodikut destabilizuese, partnerët në rajon t’i dalin kundër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, duke thënë se ato kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, duke thënë se ato kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin.

Dodik nënshkroi dekretet përmes së cilave me ligj ndalohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, si dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti. Dodik më 26 shkurt u dënua nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.

“Veprimet e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, po i minojnë institucionet e Bosnjë e Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Vendi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm”, ka shkruar Rubio në platformën X.

Rubio u ka bërë thirrje partnerëve në rajon që t’i bashkohen SHBA-së për të kundërshtuar “këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të premten ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka thënë se Moska e mbështet legjitimitetin e qeverisë serbe dhe entitetin e Republika Sërpskas në Bosnjë.

“Presidenti Putin i sheh përpjekjet dhe lëvizjet e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë se kanë një qëllim, e që është rrëzimi i Milorad Dodikut. Federata Ruse gjithmonë e ka mbështetur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Republikën Sërpska”, ka thënë Vuçiqi të premten. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments