9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSekretari amerikan i Shtetit Blinken kundër Vuçiqit: Të mbahet parada e krenarisë...

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken kundër Vuçiqit: Të mbahet parada e krenarisë në Serbi

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i bëri thirrje Serbisë që të lejojë mbajtjen e Europride.

Ai shkroi në Twitter se “liria e tubimit dhe shprehjes paqësore është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme”.

“Unë i bëj thirrje Serbisë që të qëndrojë konsistente me vendimin e saj për të pritur Europride në vitin 2022. Të drejtat LGBTKI+ janë të drejta të njeriut”, nënvizoi Blinken.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Europride duhet të shtyhet ose anulohet, ndërsa Qeveria e Serbisë informoi se në këtë moment nuk ka kushte për mbajtje të sigurt.

Europride ishte menduar të mbahej nga 12 deri më 18 shtator në Beograd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments