27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeSedat Sulejmani: BDI në opozitë, në 20 vitet e ardhshme!Teatri i Tetovës...

Sedat Sulejmani: BDI në opozitë, në 20 vitet e ardhshme!Teatri i Tetovës do të hapet gjatë mandatit tim!

Sedat Sulejmani nga koalicioni VLEN, beson se BDI-ja në 20 vitet e ardhshme nuk do të mund të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se gjatë kësaj periudhë BDI-ja duhet të mësohet të jetë opozitë konstruktive.

“BDI-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm afatgjatë. Unë mendoj se 20 vitet e ardhshme BDI-ja më nuk do të ketë mundësi që të jetë në pozitë. Për arsye se ne I besojmë koalicionit tonë, u besojmë kuadrove tona. Ne e dimë se si do të veprojmë dhe funksionojmë në qeverinë e ardhshme. Prandaj, Qytetarët do të jetë të kënaqur nga qeverisja jonë. Kështu që BDI-ja do të mbetet një kohë të gjatë në opozitë dhe duhet të mësohet të jetë opozitë pozitive”, tha Sulejmani.

Kandidati i Lëvizjes BESA për zv.ministër të Kulturës, Sedat Sulejmani, premton se gjatë mandatit tij, do të vihet në funksion Teatri i Tetovës, i cili ndërtohet prej shumë vitesh. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se do të bëjë maksimumin që ky teatër sa më parë të vihet në funksion të qytetarëve të Tetovës.

“Do ta japim maksimumin. Ministrja e fundit në një prononcim ka thënë se në vitin 2027, do të bëhet hapja e Teatrit të Tetovës. Por, me marrjen e mandatit, siç e thash, fillimisht do ta bëjmë një revision, në aspekt financiar do ta shohim ku qëndron problemi që gjithë këto vite nuk ka arritur që ky teatër të jetë në shërbim të qytetarëve. Do ta jap maksimumin që ky teatër gjatë mandatit tim të jetë i hapur”, tha Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments