E demantoj dhe e sfidoj publikisht Bilall Kasamin
Unë, si themelues i degës së Lëvizjes Besa në Zhelinë dhe kryetar i nëndegës së Treboshit, në të paktën dy ciklet e fundit zgjedhore kam dalë fitues, me rezultate që shumëkush në komunë nuk i ka arritur kurrë.
Bilall Kasami le të tregojë publikisht:
Ku është papërgjegjësia ime?
Nga kush dhe mbi çfarë baze është bërë “vlerësimi” për shkarkimin tim?
Apo arsyeja e vërtetë është se nuk kam pranuar pazare, korrupsion dhe nënshtrim, dhe kjo nuk i ka pëlqyer lidershipit?
Nëse nuk e di ose bën sikur nuk e di, le ta pyesë Adnan Azizin, shefin e tij, i cili e di shumë mirë se si janë marrë vendimet dhe kush ka shtyrë për këtë shkarkim. E vërteta nuk fshihet dot.
Nëse dikush mendon se po gënjej, i bëj thirrje publike TV21 që të më japë 10 minuta hapësirë për ta sqaruar para qytetarëve gjithë prapaskenën, nga fillimi deri në fund. Jam i gatshëm të flas me emra, data dhe fakte.
Nuk do të kursej askënd: as individë, as struktura partiake, as shërbime teknike private që kanë qenë të involvuara në këtë proces. Koha e heshtjes ka mbaruar.
Nuk e kisha ndërmend të merresha me ju, por meqë më përmende publikisht mbreme ne emision, përgjigjja ime është po aq publike dhe sfida është e hapur.
