10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeSeanca për rikonstruimin e qeverisë vazhdon nesër.

Seanca për rikonstruimin e qeverisë vazhdon nesër.

Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për rindërtimin e Qeverisë do të shtyhet nesër në ora 12:00. Kështu vendosi nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, i cili e drejtoi seancën.Gjatë ditës së sotme pati shumë diskutime, kryesisht nga opozita maqedonase, të cilët lëshuan një sërë akuzash për partinë shqiptare që tani po bëhet pjesë e shumicës shqiptare, ASH-në e Taravarit.

Nga VMRO akuzuan se ASH po hyn në qeveri për shkak të shantazheve ndaj kreut të partisë.

Nga ASH mohuan dhe kundërshtuan deputetët e opozitës maqedonase, duke këmbëngulur se shkaku i hyrjes në qeveri është procesi integrues i vendit dhe lufta e pakompromistë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Edhe kryeministri Kovaçevski pati fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit. Ai theksoi se ky riformatim i qeverisë do të freskojë qeverinë dhe do të sjellë frymë të re në drejtimin e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments