2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSeanca e Kushtetueses për Ligjin e gjuhëve. Mexhiti apel qytetarëve dhe institucioneve...

Seanca e Kushtetueses për Ligjin e gjuhëve. Mexhiti apel qytetarëve dhe institucioneve që ta marrin me qetësi

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i pyetur rreth seancës së 11 dhjetorit të Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet lënda që është hapur pas iniciativave të dorëzuara për kontestim të Ligjit të Gjuhëve, tha se ligji për përdorimin e gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit dhe kush e prekë këtë marrëveshje, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

“Unë ftoj edhe institucionet edhe qytetaret që ta marrin me gjakftohtësi këtë punë. E ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë edhe si çështje politike jo vetëm juridike për shkak se ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti, kushtetuta e re është ndërtuar mbi MO-në. Kushdo që prekë Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments