0.8 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSë shpejti trena deri në Tetovë, Gostivar, Shtip dhe Koçan

Së shpejti trena deri në Tetovë, Gostivar, Shtip dhe Koçan

 Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot kumtoi se ambicia e Qeverisë është në periudhën e ardhshme të lëshojë trena drejt Tetovës, Gostivarit, Shtipit dhe Koçanit, si dhe ta kthyejë linjën e plotë deri në Kërçovë.

Siç deklaroi Nikollovski pas vizitës së sotme tek “Hekurudha Transport”, për momentin në vend janë aktivë pesë trena për qarkullim të udhëtarëve, pesë lokomotiva për qarkullim ngarkues dhe katër lokomotiva të cilat janë marrë me qira.

“Nga zero trena dhe lokomotiva korrikun e kaluar, tani kemi gjithsej 14 në hekurudhën e vendit. Kur u zgjedhëm në korrik të vitit të kaluar, Maqedonia nuk pati hekurudhë, nuk pati trena operativë dhe lokomotiva. Vetëm pas gjashtë muajve rezultatet shihen. Vepra përmes së cilës shëtitëm sot, në korrik të vitit të kaluar ishte lënë pas dore, në të nuk hynte askush, kishte pasqyrë të  errët, ndërsa sot njerëz me vlerë u mirëmbajnë dhe riparojnë trenat. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, tremujori i katërt në vitin 2024 në pjesën e ngarkesave ka rritje për 75 për qind. Ajo është zemra e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti” sepse pjesa më e madhe e të ardhurave vijnë mu përmes qarkullimit kargo, e gjithashtu në pjesën e komuniakcionit rrugor, krahasuar, ndërkaq, tremujori i tretë i vitit 2023 me tremujorin e tretë të vitit 2024, ka rritje për 36 për qind. Këto janë shifra të mëdha dhe dallime të mëdha”, tha Nikollovski.

Ai paraprakisht paralajmëroi se sot pasdite, në orën 16:30, do të niset treni i parë nga Shkupit drejt Kumanovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments