6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSë shpejti ambasadorë të rinj dhe personel nëpër konsullata, paralajmëroi Mucunski

Së shpejti ambasadorë të rinj dhe personel nëpër konsullata, paralajmëroi Mucunski

Së shpejti do të fillojë procesi i konsultimeve për emërim të ambasadorëve dhe plotësim të ambasadave dhe konsullatave me personel, paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.

Në intervistë për MIA-n, Mucunski tha se ka pajtueshmëri parimore me presidenten dhe me kryeministrin.

“Po bëjmë plan për sistemim të diplomatëve brenda nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilët në periudhën e ardhshme duhet të dërgohen në përfaqësitë diplomatike-konsullore, ndërsa kam pajtueshmëri parimore edhe me presidenten dhe me kryetarin e Qeverisë se pas kthimit tim nga ky udhëtim do ta fillojmë procesin e konsultimeve për emërim të ambasadorëve dhe plotësim të një pjese të ambasadave dhe konsullatat e përgjithshme ku janë të zbrazëta ose së shpejti do të zbrazen nga funksionet më të larta”, deklaroi Mucunski.

Sipas Mucunskit, paraardhësi i tij Bujar Osmani ka bërë shpërndarje joadekuate të kapaciteteve.

“Si shembull më klasim e jap faktin që kemi vetëm për diplomatë në Ambasadën tonë në Uashington, ambasador plus edhe një diplomat më i ri, në vendin i cili është partneri ynë strategjik dhe me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme jo vetëm në politikë, por edhe në pjesën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, në sferën e ekonomisë dhe të gjithë çështjet e tjera. Përkatësisht ky është edhe shteti në të cilin kemi diasporë të madhe”, thotë shefi i diplomacisë.

Për atë se cilat ambasada janë më prioritare, ministri thotë se nuk kemi ambasadë ose konsullatë të cilën nuk e kemi prioritet. Përmendi ambasadën në Paris, Misionin e përhershëm të KB-së…
“Kemi rrjet të mesëm diplomatik të PDK-ve, por nuk guxojmë të lëmë asnjë PDK të zbrazët për shkak se statusi i PDK-ve kur ka ambasador ose konsull të përgjithshëm është më e fuqishme sesa nëse ka vetëm ushtrues detyre. Gjithsesi do të përmendja se ne ende nuk kemi ambasador në Pris, Franca është vend i rëndësishëm. Siç e dini të zbrazët e kemi Misionin e përhershëm me kthimin e ambadaorit Fërçoski, na është zbazur edhe pozicioni në KB, por do të përsëris nuk ka vend i cili për ne nuk është i rëndësishëm”, thotë Mucunski në intervistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments