14.3 C
Tetovo
E martë, 10 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaScholz i bëri thirrje Putinit që menjëherë t'i japë fund luftës në...

Scholz i bëri thirrje Putinit që menjëherë t’i japë fund luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që menjëherë t’i japë fund luftës shkatërruese në Ukrainë dhe u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme derisa Kremlini të tërheqë trupat e tij.

“Tërhiqni trupat tuaja nga Ukraina dhe deri atëherë ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar të mbështesim Ukrainën,” tha Scholz, duke iu drejtuar dhomës së ulët të Bundestagut.

Ai theksoi se Gjermania furnizon Ukrainën me armë nga depot ushtarake, të cilat janë shpejt të disponueshme dhe efikase, raporton Reuters.

“Qëllimi ynë duhet të jetë që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, tha Scholz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments